
Gjatë periudhës së kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) qytetarët kanë denoncuar gjithnjë e më shumë vepra penale “mashtrim”, që janë kryer ndaj personave më të moshuar. Kryerësit e veprave i kanë mashtruar personat në atë mënyrë që u janë paraqitur në telefon dhe u janë prezantuar si persona zyrtarë, më shpesh nëpunës të policisë, dhe nga ata kërkojnë mjete financiare për lirimin nga përndjekja penale e fëmijëve të tyre ose nipërve të cilët, kinse, pak para informimit kishin bërë aksident në komunikacion me pasoja të vdekjes.
Siç bëhet e ditur në kumtesën e sotme nga MPB, mashtruesit i kontaktojnë viktimat më shpesh në telefon fiks, por ka raste ku janë kontaktuar edhe përmes telefonit mobil me numër të fshehtë, ndërsa që të jenë më të bindshëm në prapavijë dëgjohet zë i cili kërkon ndihmë.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin e veprave penale të denoncuara deri më tani dhe njëherësh u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve, ndërsa nëse kontaktohen, menjëherë të denoncojnë në polici”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici appeared first on Telegrafi.