Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë takimit të fund vitit me gazetarët konfirmoi se në rrjedhë e sipër është prokurimi publik për vendosjen e kamerave të sigurinë nëpër autostrada.

“Bashkë me sistemin do të funksionojnë edhe ekipet mobile. Më shumë se kaq për momentin nuk mund të deklarohet për shkak të karakterit të klasifikuar të procedurës”, tha Spasovski.

Ai la të kuptohet se sistemi “Safe City” po aplikohet edhe në autostrada, duke u bërë vendi i parë në rajon që zbaton një projekt të tillë.

Sipas tij, qëllimi është rritja e sigurisë dhe parandalimi i fatkeqësive.

MPB Maqedoni paralajmëron vendosjen e kamerave të sigurisë nëpër autostrada appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version