Pas raportimit në disa media vendase për incident me armë në Haraçinë, MPB ka dalë me detaje zyrtare.
“Dy persona kanë marrë lëndime nga armë zjarri në incidentin që ndodhi sonte në fshatin Haraçinë”, konfirmojnë nga MPB.
“Më 01.11.2024 rreth orës 19 nga Qendra urgjente Nëna Terezë në SPB Shkup është paraqitur se me plagë nga armë zjarri janë sjellë S.A. dhe A.A. nga f. Haraçinë. Sipas paraqitjes, drejt tyre, në f. Haraçinë është shtënë me armë zjarri nga ana e dy personave të cilët kanë qenë në automjet të llojit ‘Audi’”, theksojnë nga MPB.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit. /Telegrafi
MPB konfirmon: Dy të plagosur në një incident me armë në fshatin Haraçinë appeared first on Telegrafi.