Në stacionin pagesor Gllumovë sot janë ndalur dy automjete ngarkuese të cilët transportonin mallra pa dokumentacion adekuat apo nuk kanë pasur licencë adekuate për kryerje të transportit.
Siç informoi MPB, Njësia mobile për masa kompensuese pranë Sektorit për punë kufitare dhe emigrime në stacionin pagesor Gllumovë sot ndaloi një automjet motorizues “mercedes” me targa të Gostivarit, pronë dhe drejtuar nga Q.R. nga Gostivari. I është shqiptuar gjobë prej 500 eurove.
Në stacionin pagesor Gllumovë, sot është ndalur edhe automjeti motorizues ngarkues “man” me targa të Tetovës, pronë e personit juridik nga Zhelina, ndërkaq drejtuar nga SH.L. nga Tetova. Nga ana e Inspektoratit shtetëror për transport i është shqiptuar gjobë prej 3.900 eurove, theksoi MPB.
MPB ka sanksionuar shoferë të cilët kanë kryer transport pa licencë apo me dokumentacion joadekuat appeared first on Telegrafi.