Më datë 05.10.2024 rreth orës 20:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup ka pasur një person të lënduar me armë  zjarri, i cili është transportuar për ndihmë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

Është konstatuar se i plagosuri është A.B. (19) nga Shkupi, i cili në një bisedë zyrtare me zyrtarët policorë ka sqaruar se derisa ka qenë duke ecur në rrugën. “Cvetan Dimov”, nga vetura ka dalë B.B. dhe qëlloi me armë disa herë në drejtim të tij.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

MPB jep detaje për rastin e plagosjes së mbrëmshme në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version