Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se sot do të hapen sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet në “Beko” dhe në RTVM në Shkup.
Orari i punës së sporteleve do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00.
MPB-ja dje ka informuar se në territorin e Shkupit ka filluar dorëzimi i letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve në adresat e shtëpisë për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e ndërrimit të dokumenteve personale.
Vërejmë se ky pilot projekt zbatohet vetëm në Shkup, njoftuan nga MPB.
MPB: Disa sportele për dhënien e dokumenteve personale në Shkup do të punojnë edhe sot appeared first on Telegrafi.