Aktualisht po zhvillohet një aksion policor në lidhje me operacionet e Departamentit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Ministrinë e Brendshme.
“Zyrtarët policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, Departamenti i Policisë për kundër krimit dhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale, nën udhëzimin e Prokurorit Publik kompetent, aktualisht janë duke zbatuar masat dhe aktivitetet lidhur me punën e Departamentit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB”, njoftojnë nga MPB.
Siç raportojnë disa media, bëhet fjalë për një hetim lidhur me dyshimet për shpërdorim të tenderëve për servisimin e automjeteve zyrtare./Telegrafi/
MPB: Aksion policor në Shkup, po hetohet paligjshmëria në tenderët për servisimin e automjeteve zyrtare appeared first on Telegrafi.