Paradite me diell dhe me vranësira mesatare ndërsa pasdite do të mbajë mot pjesërisht i vranët, në shumë vende me reshje të dendura shiu dhe bubullima.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, moti këtë javë do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima.

Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, shtrëngata, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Temperaturat ditore do të lëvizin nga 15 deri në 24 gradë Celsius. /Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version