Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë së Veriut njofton se nga nesër do të ketë ndryshim të motit.
Paraditja do të jetë me vranësira, ndërkaq gjatë pasdites, në disa vende moti do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12, ndërkaq maksimalja do të arrijë prej 19 deri në 26 gradë celsius.
Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Me diell dhe me vranësira gjatë paradites, ndërkaq gjatë pasdites do të jetë jostabil dhe me kushte të shiut dhe bubullimave.
Temperatura minimale do të ulet deri në 8, kurse maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.
Moti i ngjashëm, jostabil pritet ta shoqërojë vendin edhe pas të mërkurës, temperaturat do të jenë në ulje.
Moti për ditët në vijim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.