Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 8.
Sipas parashikimit të DPHM-së, këtë fundjavë do të mbizotërojë mot stabil dhe temperatura ditore do të rritet. Në fillim të javës së ardhshme, pasdite do të ketë sërish dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
“Pas kësaj, pritet një periudhë më stabile dhe gjithnjë e më e ngrohtë”, njofton DPHM.
Moti në Maqedoninë e Veriut në ditët në vazhdim appeared first on Telegrafi.