Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për shfaqjen e reshjeve të rrëmbyeshëm afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë.
Në ditët në vijim do të ketë një periudhë më të qëndrueshme moti dhe do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.
Kryesisht në zonat malore dhe nga fundi i javës së punës do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm të shoqëruar me bubullima.
Moti në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.