DPHM njofton se moti sot do të jetë i vranët me reshje të dobëta shiu lokal, ndërsa nga mesdita në malet më të larta në pjesët perëndimore me borë të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.
Sipas njoftimeve të Administratës Hidrometeorologjike, në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me mot me diell, e kryesisht në zonat malore do të ketë kushte për reshje lokale shiu. Gjatë fundjavës do të fillojë të fryjë erë e fortë jugore dhe temperatura ditore do të rritet. Mot i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm të shoqëruar me bubullima do të ketë në fillim të javës së ardhshme të punës.
Moti në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.