Dëme të shumta materiale janë shkaktuar mbrëmë në Shkup si pasojë e stuhisë dhe shirave të rrëmbyeshëm. Qytetaret kanë raportuar për degë të rëna në linjat e energjisë elektrike, rënie të druve në kabllot dhe transformatorë të EVN-së, vetura të dëmtuara, dhe podrume të përmbytur.
Përderisa punëtoret po sanonin demet nga drunjtë e rrënuar disa nga qytetaret rrëfejnë për tmerrin që kanë kaluar gjatë mbrëmjes së djeshme.
“Ende me ushtojnë veshët nga goditja e rrufesë apo çfarë ishte, ende jam e tronditur”, tha një qytetare.
“Nuk kemi energji elektrike, frigoriferët do të shkrihen do të kemi dëm të madh, ekipet e EVN- së duhet të reagojnë menjëherë”, theksoi një qytetar.
“Këtu shumë mot i lig ka qenë, derisa nuk e rregullojnë nuk do të ketë rrymë, mendoj se këtu askush nuk ka rrymë”, shtoi një qytetar.
Gjatë 24 orëve të fundit në numrin 112 të Qendrës për Menaxhim me Kriza kanë telefonuar 2699 qytetarë. Është raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike, kulme të dëmtuar, vetura të dëmtuara dhe të bllokuara, rrëshqitje dheu dhe ngjarje të tjera të lidhura me stuhinë.
“Numri i urgjencës 112 në QMK mori raportim të një numri të madh ngjarjesh që lidhen me pasojat e shkaktuara nga stuhia. Në disa rrugë të qytetit janë vërejtur vërshime rrugësh, një numër i madh podrumesh të përmbytura, vërshime rrugësh, pemë të rëna, vetura të dëmtuara, rrëshqitje dheu, instalime të dëmtuara shtëpish, fasada të dëmtuara, dhe automjete të bllokuara. Për situatën janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente dhe kanë ndërhyrë, dhe po ndërhyjnë në eliminimin e pasojave të stuhisë”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Përveç se në Shkup, për shkak të stuhisë në shumë vende në qytetin e Tetovës kanë mbetur pa energji elektrike. Nga EVN Maqedoni njoftuan se rrjeti aktualisht është duke u kontrolluar dhe po punojnë në sanimin e dëmeve./Alsat/
Moti i ligë shkakton dëme të shumta në Shkup appeared first on Telegrafi.