Mjeku i Spitalit të Tetovës, Boban Vuçeski në prononcim për Telegrafi Maqedoni u shpreh se rreth orës 18:00 janë qëlluar me armë zjarri dy pacientë të Spitalit të Tetovës.
“Njëri prej pacientëve kishte gjendje më të rëndë dhe u dërgua në klinikat e Shkupit. Pacienti i dytë është në gjendje më stabile shëndetësore i cili po ashtu u dërguar në spitalin “Nëna Tereza” në Shkup pas ndërhyrjeve tona”, u shpreh Vuçeski.
Ai shtoi se rasti ka ndodhur para derës së Spitalit Klinik të Tetovës dhe se nuk ka personel të plagosur nga rasti i sotëm.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme në Spitalin Klinik të Tetovës në ora 18:05 janë qëlluar me armë dy persona nga fshati Gajre.
“Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime me armë zjarri”, thanë nga SPB – Tetovë./Telegrafi/
Mjeku Vuçeski flet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në Tetovë appeared first on Telegrafi.