Mjekët e rinj në Maqedoni presin që tre muaj për t’u thirrur në praktikë me pagesë, të cilën Ministria e Shëndetësisë i detyron me ligj për trajnimin e mëtejshëm, pra regjistrimin për specializim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivana Balovska, nga grupi i mjekëve të rinj, tha sot se duhet reagim i menjëhershëm nga institucionet, pasi siç tha ajo, praktika zgjat gjashtë muaj dhe duhet të përfundojë deri në shtator në mënyrë që ata të kenë të drejtë të aplikojnë në ciklin e parë për specializim.

“Pas gjashtë vitesh studime të rregullta dhe gjashtë muaj të tjerë eksperiencë për të dhënë provimin shtetëror, kemi mbetur në agoni dhe shqetësim që reflektohet drejtpërdrejt tek secili prej nesh. Çdo ditë dëgjojmë paradoksin e sistemit tonë, ku mungesa e mjekëve të rinj është evidente dhe në të njëjtën kohë jemi lënë në sallën e pritjes së institucioneve, në pritje të punësimit apo praktikës me pagesë që na takon me ligj”, theksoi Balovska.

Ajo thotë se nëse nuk gjendet zgjidhje, do të detyrohen të largohen nga vendi dhe të shkojnë diku ku do të vlerësohet puna dhe dija e tyre./Telegrafi/

Mjekët e rinj në Maqedoni kërkojnë që autoritetet të gjejnë zgjidhje për praktikën e tyre me pagesë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version