Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e cilësoi vendimin e Gordana Siljanovska Davkovës për të përdorur emrin Maqedoni gjatë inaugurimit të saj si të paligjshëm, të palejueshëm dhe provokues, dhe në të njëjtën kohë i bëri thirrje presidentes së re “që t’u kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që dalin nga roli i saj”, por tha gjithashtu se “çdo hap i Shkupit drejt Evropës”, ndër të tjera, varet nga përdorimi i emrit kushtetues, njofton korrespondentja e AIM-s nga Athina.
Në një postim në Facebook të publikuar herët në mëngjes, Mitsotakis kujton qëndrimet e Demokracisë së Re kur ishte në opozitë, thekson se Greqia nuk pranon lëshime të tilla dhe tregon se emri, shmangia e provokimeve dhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës janë vendimtare për progresin e marrëdhënieve dypalëshe dhe perspektivës evropiane për vendin.
“Zgjedhja provokuese e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut për të shkelur tekstin zyrtar të betimit dhe për ta quajtur vendin me një emër tjetër është një nismë e paligjshme dhe e palejueshme.
Një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë kushtetutën e vendit të saj. Por edhe duke minuar të ardhmen e vendit, siç është deklaruar tashmë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian”, Charles Michel, ka shkruar kryeministri grek./Telegrafi/
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.