Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot realizoi takim me shefin e misionit të OSBE-së në vend, ambasadorin Kilian Val, ku u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për obligimet e pushtetit ligjvënës në periudhën deri në mbajtjen e zgjedhjeve të këtij viti.

Siç informojnë nga kabineti i tij, kryetari Mitreski shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin afatgjatë dhe produktiv të vendit me OSBE-në në 32 vitet e fundit, që, siç tha, rezultoi me mbajtjen e Samitit të Organizatës në Shkup në fund të vitit të kaluar.

“Duke iu referuar aktiviteteve të Kuvendit deri në fund të mandatit të kësaj përbërjeje, kryetari Mitreski thekson se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë zgjedhjet të para të rregullta pas 16 vitesh në vend. Duke pasur parasysh, siç theksoi , këtë herë nuk ka nevojë për shpërbërjen e Kuvendit, ai do të punojë me kapacitet të plotë deri në fillimin e fushatës para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe do të jetë në kryesim deri në konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit”.

“Kryetari Mitreski informon se zgjedhjet do t’i shpallë rreth datës 14 të këtij muaji, në përputhje me afatet e parapara me Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor, duke theksuar se kjo përbërje e Kuvendit, në kuadër të kompetencave të veta, aktualisht është e fokusuar në sigurimin e të gjitha parakushteve për zgjedhje të drejta dhe demokratike”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Val, duke e uruar Mitreskin për zgjedhjen e tij kryetar i Kuvendit, gjithashtu shprehu edhe kënaqësinë për bashkëpunimin afatgjatë, i cili, siç tha, u kurorëzua vitin e kaluar me kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut.

Ai gjithashtu shprehu besimin se bashkëpunimi do të vazhdojë në atë frymë pozitive edhe në të ardhmen. Val theksoi se është i kënaqur që gjatë gjithë procesit zgjedhor vendi do të ketë Kuvend efektiv, i cili, siç tha, është i mirë për qytetarët./Telegrafi/

Mitrevski në takim me Val: Zgjedhjet e 8 majit janë zgjedhjet e para të rregullta pas 16 vitesh appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version