
Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski, në një konferencë për media sot pasdite tha se deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-së sot kanë treguar se janë kundër zgjidhjes së statusit të “branitellave”.
Mitrevski thotë se sot kanë votuar kundër që vendosjes në rend dite të një pike që do ta obligonte kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, të caktojë seancën për zgjidhjen e statusit të “branitellave”
“Nëse deri më tani fshiheshin pas Afrim Gashit, sot kanë treguar fytyrën e vërtetë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-së sot votuan “kundër” vendosjes në rend dite të një pike që do ta obligonte kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, të caktojë seancën për zgjidhjen e statusit të “branitellave”.
Vetëm pak muaj më parë, si opozitë e atëhershme, bllokuan ligje të rëndësishme dhe miratimin e tyre e kushtëzuan me Ligjin për Veteranët. Ja fotot që ata ia treguan publikut kur dorëzuan amendamentet që bllokuan ligjet deri në miratimin e Ligjit për branitellat. Sot po ata deputetë që atëherë miratimin e ligjeve të tjera para miratimit të Ligjit për “branitellat” e quajtën skizofreni politike, sot po e bllokojnë Ligjin për zgjidhjen e statusit të branitellave”, tha Mitreski./Telegrafi/
Mitreski: OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-së sot kanë treguar se janë kundër zgjidhjes së statusit të “branitellave” appeared first on Telegrafi.