Propozimit të ish-ministrit Bujar Osmani i është përgjigjur qeveria për të shtuar një klauzolë në ndryshimet kushtetuese, përkatësisht të mos vlejnë nëse Bullgaria ka ndonjë kërkesë tjetër në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.
“Dëgjuam deklaratën e ish-shefit të diplomacisë, i cili ka qenë në atë detyrë prej vitesh, dhe ai ka më pak besueshmëri për të folur për këtë temë.
Dyshojmë në sinqeritetin e synimeve të tyre kur japin propozime dhe zgjidhje për situatën në të cilën ndodhemi lidhur me këtë çështje”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e qeverisë.
Ish-ministri i MPJ-së, Bujar Osmani më herët propozoi që ndryshimet kushtetuese të realizohen përmes vendosjes së klauzolës në ligjin për zbatimin e Kushtetutës, respektivisht që nëse Bullgaria në 5 vitet e ardhshme vazhdon ta pengojë RMV-në me çështje tjera në rrugën drejt BE-së, atëherë Parlamenti të ketë të drejtën që t’i suspendojë ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/
Miteva, Osmanit: Dyshojmë në sinqeritetin e tyre për ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.