Zëdhënësja dhe deputetja OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva u shpreh se partia e saj po ndërton konsensus për sistemin në shtet dhe zhvillimin e shtetit, të vetmit kundërshtarë të kësaj janë “fëmijët” e Zaevit, Venko Filipçe dhe Slavjanka Petrovska.

“Në vend se të mbajnë llogari ndaj qytetarëve, ata janë në garë në parti. Ndryshimet në Ligjin për organizimin e Punës së Organeve Shtetërore janë racionale dhe shumë të nevojshme, dhe këto ndryshime janë punuar me përfaqësues të BE-së dhe janë pjesë e IPA programit”, u shpreh Miteva.

Ajo shtoi se për dallim nga partia e saj, Filipçe dhe Petrovska vendosën karrierën para interesave të shtetit dhe dëshmuan se nga dita e parë LSDM po punon si ta ndalojë progresin e shtetit.

“Cili do të jetë kryetar partie do të pësojë disfatë për shkak se të gjithë kandidatët, duke përfshirë edhe Filipçen dhe Petrovskën janë aryeja për disfatën në zgjedhje”, tha Miteva.

 

Miteva: LSDM po përpiqet ta pengojë zhvillimin dhe progresin në shtet appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version