Jam i bindur se është një kërkesë formale. Opozita shqiptare për momentin nuk dëshiron të zgjedhë anëtarin e saj në KSHZ, por dëshiron të mbajë tensionin në opinion, për shkak të sulmeve ndaj Talat Xhaferit, tha nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, për qëndrimet e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.
Sipas tij, “nuk mund ta sulmojnë Xhaferin se ka bërë pengesa dhe në ditën kur është zgjedhur qeveria teknike, askush nga grupi parlamentar të mos jetë i pranishëm dhe të kërkojë fjalë”.
“Xhaferi si ish-kryetar i Kuvendit i respekton të gjitha dispozitat. Zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së bëhet me shumicë prej 2/3. Është e qartë se ata duan të fitojnë pikë të vogla politike”, tha Misovski për “Sloboden Peçat”.
Ai pretendon se opozita e bashkuar shqiptare nuk dëshiron të zgjedhë një anëtar të ri të KSHZ-së. Ai vlerëson se vendi në Komisionin Zgjedhor mund të mbetet vakant.
Lidhur me incidentin kur deputetët e “Të Majtës” thyen pajisjet parlamentare, Misovski thotë se është një “veprim budallallëk, i frymëzuar nga OBRM-PDUKM-ja dhe ajo që ndodhi më 27 prill 2017”./Telegrafi/
Misovski: Opozita shqiptare nuk dëshiron që anëtari i tyre të zgjidhet në KSHZ, sulmojnë pa bazë Xhaferin appeared first on Telegrafi.