Një storje suksesi në gastronomi e cila nisi në qytetin e Tetovës në vitin 1992 për të vazhduar deri në ditët e sotme, është pikërisht restoranti “Sirena” që për më tepër se 30 vjet shërben çdo klient me ushqime super të shijshme, ofron një ambient familjar dhe shërbim korrekt nga një staf mikpritës.
Sadik Abdirahimi, pronari i restorant Sirena, për Telegrafi Maqedoni rrëfeu traditën shumë vjeçarë të familjës së tij në gastronomi, një traditë e trashëguar ndër breza për më tepër se një shekull.
Abdirahimi sqaroi se në fushën e gastronomisë nga familja e tij kanë kaluar pesë gjenerata, ndonëse ndër vite kanë vepruar në vende të ndryshme të botës para së të vendosen në qytetin e Tetovës.
“Kjo daton për më shumë se 100 vjet, prej kur gjyshi i stërgjyshit tim ka filluar me punë në Sofije të Bullgarisë, ku prej aty vijon edhe në Kroaci, pastaj babai im vazhdon me këtë profesion edhe në Malin e Zi në qytetin e Ulqinit derisa në vitin 1992 hapet dhe restorant Sirena në qytetin e Tetovës që daton nga 1 janari i vitit 1992”, tha Abdirahimi.
Tashmë kur në restorantet e vendit po ofrohen shumë meny me receta tradicionale por edhe nga kuzhina të tjera, Abdirahimi shton se kjo është diçka pozitive edhe pse pavarësisht se sa konkurencë ka në treg, restoranti Sirena ka një klientelë besnike.
“Më mirë është kur në treg ka më shumë restorane, ajo sjell deri tek një konkurencë e mirë me klientelë besnike. Ne vazhdimisht jemi munduar të mbajmë nivelin e shërbimit dhe cilësisë ashtu siç ka qenë gjithmonë, ndaj kemi një klientelë besnike që vazhdimsht na ka vlerësuar dhe ne ndihemi falenderues ndaj tyre për gjithë këto vite besnikëri”, u shpreh Abdirahimi.
Ai dha dhe mesazh për çdo të ri që dëshiron të investojë në fushën e gastronomise dhe jo vetëm, duke shtuar se e rëndësishme është që njeriu të gjej pasionin e tij, e pastaj me përkushtim gjërat vijnë vetë dhe suksesi nuk mungon./Telegrafi/
Mish qingji në restorantin “Sirena” në Tetovë, Abdirahimi: Traditë shumë vjeçare në cilësi dhe shërbim appeared first on Telegrafi.