Ministria e Shëndetësisë njofton se pacientët me fibrozë cistike kanë nisur të marrin ilaçin Trikafta.

Nga MSH thonë se përveç 12 pacientëve që tashmë janë në terapi me Kaftrio në kombinim me Kalydeco, këto ditë në terapi po përfshihen edhe pacientë të rinj.

“Të premten, më 29 dhjetor, dy pacientë të rinj kanë marrë Trikafta, sot janë përfshirë dy të tjerë, ndërsa të premten dy pacientë të tjerë pritet të marrin ilaçin. Ky grup pacientësh përfshihet gradualisht në terapi, sipas Protokollit dhe kritereve të sakta të vlerësimit vendoset marrja e terapisë. Lista e pacientëve është bërë nga një Komision Ekspertësh, pas ekzaminimeve mjekësore të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike, sipas vlerësimit”.

“Ilaçi Trikafta është një ilaç i sigurt, i miratuar nga Agjencia Mjekësore Evropiane. Efekti i terapisë është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Ministria e Shëndetësisë: Pacientët me fibrozë cistike kanë filluar të marrin ilaçin Trikafta appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version