
Për këtë fundjavë nuk janë planifikuar lëshime nga qendrat mjekësore të huaja dhe aktualisht jashtë vendit mjekohen 48 pacientë të lënduar në zjarrin në klubin “Puls” në Koçan, informuan nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).
“Gjendja e pacientëve mbetet e pandryshuar, përkatësisht mbeten në gjendje kritike pacientët për të cilët edhe më parë informuam, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile”, theksojnë nga Ministria.
Theksojnë se në spitalet në vend aktualisht mjekohen 10 pacientë, nga të cilët katër në Klinikën kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, tre në Klinikën për kirurgji plastike, dy pacient në spitalin privat “Sistina”.
“Në SPQ “8 Shtatori” një pacient aktualisht është në mjekim, ndërsa i dyti, që është kthyer nga Ankaraja është kontrolluar dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak. Gjithashtu, në Klinikën e Pulmologjisë, në 24 orët e kaluara është kontrolluar dhe lëshuar në mjekim shtëpiak, një pacient i kthyer nga Maribori”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë dhe shtojnë se në mënyrë aktive po e monitorojnë gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të ofrimit të trajtimit më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitim të mëtejshëm.
Ministria e Shëndetësisë: Dy të lënduar nga “Pulse” dje janë lëshuar në mjekim shtëpiak, nuk ka lëshime tjera të planifikuara për fundjavë appeared first on Telegrafi.