Zv. kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim përfaqësues të Shoqatave “Rinia e Batincës” dhe ‘Vukat’ të cilët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre rreth keqmenaxhimit të mbeturinave dhe mbetjeve medicinale nga ana e Ndërmarrjes Publike ‘Drislla’ që menaxhohet nga Qyteti i Shkupit, njoftojnë nga Ministria e Mjedisit.

“Në emër të banorëve të fshatit Batincë dhe lagjeve që gravitojnë rreth deponisë Drislla, përfaqësuesit e dy shoqatave informuan se si rezultat i menaxhimit joadekuar nga drejtoria e kësaj deponie ekziston përkeqësim drastik i gjendjes shëndetësore të banorëve në fshatin Batincë dhe rethinat e saj”, thonë nga atje.

Sipas tyre ata kanë vetëm një kërkesë, deponi bashkëkohore me standarde ekologjike dhe evropiane.

Mexhiti në takim tha se Ministria në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin Jetësor do të shqyrtojnë kërkesën e tyre dhe do të inspekton veprimtarinë dhe mënyrën se si i trajton mbetjet kjo ndërmarrje, nëse i përmbush detyrat e saj dhe lëshimet eventuale ngjatë punës së tyre.

Pas vezhgimit të situatës në terren, shojnë nga atje, Ministria e Mjedisit Jetësor do të shqyrton mundësitë për gjetjen e fondeve dhe mjeteve të nevojshme për modernizimin e deponisë Drislla, dhe përmirësimin e standardit jetësor të banorëve që jetojnë në afërsi të saj./Telegrafi/

Ministria e Mjedisit do të inspektojë punën në NP “Drislla” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version