Ministria e Kulturës ka ndarë 1,8 milionë denarë (29.265 euro) për Karnavalin e Vevçanit. Marrëveshjen për financimin e një prej karnavaleve më të vjetra evropiane dhe të parave në vend sot në Vevçan e firmosën ministrja e Kulturës Elizabeta Kostadinovska-Stojçevska dhe kryetari i Komunës së Vevçanit, Spase Koçovski.
Në dy vitet e fundit Ministria e Kulturës nuk ka ndarë mjete financiare për Karnavalin e Vevçanit, për shkak të pengesave administrative, sqaroi ministrja.
“Kur shpallen rezultatet e konkursit vjetor, ngjarja tashmë ka përfunduar dhe komisionet nuk mund të japin ndihmë financiare për një projekt të përfunduar. Prandaj, pas atij incidenti, kemi diskutuar me kryetarin e komunës që të bëjmë një marrëveshje të veçantë ku një nga zërat e Ministrisë së Kulturës do të financojë shumën që i duhet komunës për organizimin e karnavalit. Pas përfundimit të karnavalit të sivjetshëm, mendoj se duhet të gjejmë një mekanizëm që kjo çështje të bëhet praktikë dhe të mos ketë ndërprerje në financimin e karnavalit të Vevçanit dhe të mos mungojë mbështetja nga shteti”, tha Kostadinovska Stojçevska.
Ajo përkujtoi se po investojnë në edukimin e të rinjve për vazhdimin e traditës së artit folklorik në brezat e ardhshëm.
Kryetari Koçovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e ministrisë, duke theksuar se nevojitet përkrahje e vazhdueshme për një nga manifestimet më të vjetra të karnavaleve.
Ministria e Kulturës do ta mbështesë Karnavalin e Vevçanit me 1.8 milionë denarë appeared first on Telegrafi.