Gjatë ditës së djeshme janë paguar 4.574 prodhues të qumështit në një shumë të përgjithshme prej 292.614.813,00 denarë.

Pagesa është realizuar mbi bazën e qumështit të lopës, deles dhe dhisë së prodhuar dhe dorëzuar, sipas Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2024, për periudhën korrik–dhjetor 2024.

Shuma e pagesave direkte është 5 denarë për litër për qumështin e lopës dhe 6 denarë për litër për qumështin e deles dhe dhisë.

“Subvencionet mbi bazën e qumështit të prodhuar dhe dorëzuar për vitin 2024 janë paguar plotësisht. Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet një ndër prioritetet kryesore për të cilin po punon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave”, shtohet në kumtesën.

Ministria e Bujqësisë: Me pagesën e djeshme, subvencionet për qumështin janë shlyer plotësisht appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version