Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, është pyetur në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në spitalin e Tetovës.

Ai tha se incidenti i mbrëmshëm, nuk ndërlidhet aspak me Spitalin e Tetovës.

Lexo po ashtu
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Spitalin Klinik të Tetovës

“Në Tetovë siç e dimë, bëhet fjalë për dy grupe, me probleme të pazgjidhura, dy persona janë plagosur dhe dërguar në Shkup. Problemi nuk është i ndërlidhur me spitalin e Tetovës. Pjesa tjetër i mbetet organeve kompetente, do të zgjidhin MPB-ja dhe prokuroria, rasti nuk ndërlidhet me spitalin e Tetovës”, tha Mexhiti.


Lexo po ashtu
Mjeku Vuçeski flet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në Tetovë

Ndryshe, mbrëmë siç informoi policia dy persona nga fshati Gajre janë qëlluar me armë zjarri, të cilët janë transferuar në klinikat e Shkupit. Përleshjes me armë zjarri i ka paraprirë edhe një zënkë e mëhershme në mes dy grupeve.

 

Ministri Mexhiti: Incidenti me armë në Tetovë nuk ndërlidhet aspak me spitalin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version