Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në konferencën e sotme për media i pyetur deri ku është procedura për Ligjin për përfaqësim të drejtë, theksoi se në këtë zgjidhje ligjore punon një grup i ekspertëve nga sfera e të drejtës kushtetuese, por për momentin nuk mund të tregojë deri ku është përmbajtja e ligjit. Draft versioni i zgjidhjes ligjore duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe pastaj do të hyjë në procedurë kuvendore.
“Siç e dini, në kuadër të Qeverisë është formuar grup i punës prej ekspertëve nga sfera e të drejtës kushtetuese, i cili punon në përmbajtjen e Ligjit për përfaqësim të drejtë. Unë si ministër nuk jam pjesë e atij grupi të punës dhe për këtë nuk do të mund të tregoj në këtë moment deri ku është përmbajtja e atij ligji. Dua të theksoj se përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike në shtet, sipas Marrëveshjes së Ohrit, është kategori kushtetuese”, tha Minçev.
Sipas Minçevit, është mirë që në këtë zgjidhje ligjore punojnë ekspertë, që përsëri të mos arrijmë në situatë të parashtrimit eventual në Gjykatën Kushtetuese dhe anulim të serishëm të disa neneve.
“Unë insistova dhe është mirë që në atë zgjidhje ligjore punojnë ekspertë, që të mos gjendemi përsëri në situatë të njëjtë, në kuadër të parashtrimit eventual në Gjykatën Kushtetuese dhe anulim të sërishëm të disa neneve nga ligji i deritanishëm ekzistues. Ekspertët e drejtës kushtetuese janë garanci se do të bëhet një ligj i tillë, i cili si draft version ose propozim version i asaj zgjidhjeje ligjore do të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe pastaj do të hyjë në procedurë kuvendore”, tha Minçev.
Minçev: Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat do të dërgohet në Komisionin e Venecias, ndërsa pastaj në Kuvend appeared first on Telegrafi.