Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev tha se deri në fund të këtij viti nuk do të ketë rritje të pagave.
“Unë kisha takime me disa sindikata, ai problem normalisht i tangon sindikalistët për para më të larta. Në kornizën aktuale ligjore parashikohet një përqindje e rritjes së pagave. Ne në periudhën që vjen do të hapim një debat, në të cilin kjo do të jeta çështja kryesore.
Unë shpresoj, por mbase jo në këtë rebalanc të buxhetit sigurisht, sepse ky buxhet është në gjendje katastrofale. Së bashku me sindikatat, në kuadër të mjeteve të parashikuara në buxhetin e ardhshëm do të vijmë deri te një zgjidhje kompromisi”, tha Goran Minçev, Ministër i administratës publike.
Nga ana tjetër Ministria e Financave, pas përgatitjes së rishikimit të buxhetit, me vendim të Qeverisë ka obliguar të gjitha institucionet shtetërore dhe publike që me rastin e lidhjes së marrëveshjeve kolektive t’i kenë parasysh mjetet e miratuara buxhetore dhe të mos ndërmarrin obligime për të cilat nuk i kanë siguruar fondet në buxhet për vitin aktual dhe shumat maksimale të përcaktuara të shpenzimeve.
Minçev: Deri në fund të këtij viti nuk do të ketë rritje të pagave appeared first on Telegrafi.