Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, kërkon ulje të dënimit me burg nga Gjykata e Apelit.

Ai i kërkon gjykatës që të lirohet para kohe nga burgu. Kërkesa për lirim me kusht është dërguar në gjykatë më datën 3 të këtij muaji. Mijallkov, pas marrëveshjes me prokurorinë për rastin Perandoria, u dënua me tre vite burg.

Ligji i lejon të dënuarit pas skadimit të gjysmës së dënimit dhe për shkak të sjelljes së mirë, të mund të kërkojnë ulje.

Mijallkov po vuan dënimin në burgun e Strugës, pasi ka ndërruar adresë. Burgu i Strugës është një lloj burgu i hapur.

Mijallkov me kërkesë në Gjykatën e Apelit, kërkon ulje të dënimit me burg appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version