Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me përshtypjet nga vizita në SHBA dhe kontaktet e realizuara politike dhe ekonomike, deklaroi se ka mbetur jashtëzakonisht i kënaqur nga vizita.

“Vizita ishte jashtëzakonisht e dobishme, e frytshme dhe pres që në periudhën e ardhshme rezultatet të jenë të dukshme, intensive dhe të mëdha. Ajo që shpesh e them, do ta përsëris edhe tani.

Ne do ta zhvillojmë betejën tonë në shtëpi, për projekte të tilla, për infrastrukturë të mirë, për çerdhe të reja, për shkolla të reja, për një ekonomi më konkurruese, për një shëndetësi më cilësore, për një arsim më të mirë, dhe kështu me radhë. Këto janë çështje që do t’i zgjidhim në vend dhe atë betejë do ta zhvillojmë dhe do ta fitojmë.

Por gjithashtu duhet të fitojmë edhe në Uashington, në New York, në Bruksel, në Romë, në Paris, në Londër, në Berlin, kudo dhe në metropole të tjera të botës. Dhe duhet të jemi sa më të zëshëm dhe të paraqesim sa më shumë argumente tek bashkëbiseduesit tanë, për çështjen maqedonase, për të gjitha sfidat që janë përpara nesh, por edhe për ato që kemi lënë pas.

Dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Rezultate të menjëhershme nuk ka, por e rëndësishme është që gjithçka që po bëjmë, po e bëjmë ekskluzivisht për interesin e qytetarëve dhe të atdheut tonë të vetëm”, ka deklaruar Mickoski./Telegrafi/

Mickoski: Vizita në SHBA ishte e dobishme, duhet të paraqesim më shumë argumente për çështjen maqedonase appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version