Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë marrë pasaportë bullgare, do t’i grisin ato në momentin kur vendi do të bëhet anëtare e BE-së, shkruan TV21. Ai tha se askush nuk ka nxjerr pasaportë bullgare për shkak të përkatësisë etnike apo kombëtare, por për arsye ekonomike.
“Pyetja e vërtetë është pse qytetarët maqedonas nuk kërkuan pasaportë bullgare para se Bullgaria të hynte në BE. Pasaporta bullgare nuk ka të bëjë me etninë apo kombësinë. Me sa di unë, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët dhe boshnjakët kanë pasaporta bullgare për arsye ekonomike. Ata besojnë se në këtë mënyrë do të kenë më lehtë mundësinë për të punuar në vendet e BE-së dhe jo sepse ndihen bullgarë. Dhe jam i sigurt se që nesër të gjithë do t’i dorëzonin, nëse nuk do të kishte ndodhur kjo padrejtësi dy dekada e gjysmë pritje për fillimin e negociatave”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Mickoski: Të gjithë qytetarët do t’i grisin pasaportat bullgare në ditën kur do hyjmë në BE appeared first on Telegrafi.