Kryeministri Hristijan Mickoski u takua me mbretin Charles III në Londër. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në faqen e tij në Facebook, së bashku me një fotografi nga takimi.
“Në Londër pata një takim me Mbretin e Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, gjatë së cilës u diskutua për disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha të ndryshme.
Ky takim paraqet një njohje të rëndësishme për Maqedoninë dhe është konfirmim i bashkëpunimit dhe miqësisë së përforcuar me Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan kryeministri në njoftim./Telegrafi/
Mickoski takon mbretin Charles III: Është konfirmim i bashkëpunimit dhe miqësisë së përforcuar me Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Telegrafi.