“Qëndrimi ynë nuk është qëndrim i OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit, kur ta hapni raportin e skriningut do të shihni se është qëndrim i Bashkimit Evropian”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, në lidhje me heqjen e Balancuesit.
Kryeministri Mickoski theksoi se Balancuesi në periudhën e kaluar është keqpërdorur, veçanërisht në deklarimin e përkatësisë etnike të qytetarëve.
“Nëse duam të bëjmë reforma për të cilat vetë Bashkimi Evropian thotë që duhet të bëni reforma, atëherë një nga reformat është edhe kjo. Në të cilën ato thonë se ka kaluar koha e Balancuesit, sepse ka qenë lëndë për shumë keqpërdorime, në të kaluarën sidomos në deklarimin e përkatësisë etnike të qytetarëve. Dhe ky nuk është qëndrimi i OBRM-PDUKM-së, qëndrimi i VLEN-it, qëndrimi i ZNAM-it, LSDM-së, BDI-së apo nuk e di e cilës parti tjetër politike. Ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian”.
“Duam të shkojmë atje apo nuk duam tani? Nëse duam të shkojmë atje, atëherë ndonjëherë duhet që të pranojmë edhe atë punë që mund ta pranojmë dhe në këtë rast është Balancuesi, domethënë të bëjmë reforma ose të mos ketë”.
“Kjo është politika që duhet ta udhëheqim nëse nuk duam, nëse nuk duam, kjo është çështje tjetër. Duhet të tregojmë kur duhet të ndryshohet emri, kur të vendosen këto në Kushtetutë edhe ato, atëherë nuk ka problem, atëherë jemi për Evropën. Por, kur nuk duhet ajo, kur duhet bërë diçka tjetër, atëherë nuk bën puna”, deklaroi Mickoski.
Mickoski: Shfuqizimi i Balancuesit nuk është nismë e partive politike, por vjen nga BE-ja appeared first on Telegrafi.