
Reformat që lidhen me eurointegrimin duhet të fillojnë nga prokuroria dhe gjyqësori, tha kryeministri Hristijan Mickoski në debatin e organizuar rreth agjendës së reformave dhe planit për rritje, në Qeveri.
Ai tha se qeveria ka disa kushte për të plotësuar; depolitizim të gjyqësorit, mbrojtje të prokurorëve dhe gjykatësve nga presionet politike dhe biznesore dhe krijimin e mekanizmave për mbikëqyrje dhe llogaridhënie.
“Më shqetësuese është se institucionet të cilat duhet ta luftojnë korrupsionin, prokuroria dhe gjyqësori, shpesh janë nem, joefikas ose nën ndikim politik. Reformat në sektorin gjyqësor janë më urgjente. Pa to, të gjitha reformat e tjera janë të pavlefshme. Nuk ka shoqëri evropiane nëse prokurori zgjedh se për kë do të hapë lëndë dhe për kë do të heshtë, gjykata sjell vendime sipas zgjedhjes së partive politike dhe jo sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Qytetari e humb besimin se do të fitojë drejtësi”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Vendi ka afat deri në qershor për zbatimin e disa prej reformave fillestare në gjyqësor, e ku bën pjesë edhe ligji i ri për Këshillin gjyqësor. Deri në këto momente, ligji nuk është gati.
Mickoski: Reformat të fillojnë nga gjyqësori dhe prokuroria appeared first on Telegrafi.