Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se qëndrimi i tij për marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” për Korridorin 8 nuk ka ndryshuar, por si politikan përgjegjës nuk do të lejojë asnjë hap prapa nga ajo që është nisur.
“Qëndrimi im në lidhje me atë korridor dhe atë marrëveshje nuk ka ndryshuar. Edhe sot e kësaj dite them të njëjtën gjë. Por, si politikan i përgjegjshëm, nuk do të lejoj të bëj një hap prapa nga ajo që ka filluar, sepse në atë mënyrë përveç 350 milionë eurove që tashmë janë paguar nga qeveria e kaluar si avans, nuk është bërë asgjë.
Duke pasur parasysh atë marrëveshje kriminale dhe antishtetërore, do të përfundojmë në arbitrazh, të cilin me siguri do ta humbasim, dhe kështu do të paguajmë të paktën 350 milionë dollarë të tjera dhe do të arrijmë në një shifër nga 700 deri në një miliard, dhe nuk do të kemi asnjë kilometër autostradë, tha ai.
Kryeministri theksoi se ai dhe qeveria e tij vendosën të përveshin mëngët dhe të punojnë. Paratë e qytetarëve, shtoi Mickoski, duhet të investohen në arsim etj.
Mickoski: Qëndrimi im për Korridorin 8 nuk ka ndryshuar, por por ndërprerja e punimeve do ishe më e dëmshme appeared first on Telegrafi.