Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski shprehet se si Qeveri fillimisht po e stabilizojnë shtetin dhe më pas të fillojnë ta zhvillojnë.

“Kur do të mbyllen të gjitha birat ku dikush me vite ka vjedhur popullin, kur institucionet do të fillojnë të funksionojnë dhe kur krimi do ulet, atëherë të hyrat në shtet do të rriten”, shprehet Mickoski.

Mickoski shtoi se Drejtoria e Doganave në muajin qershor ka shënuar rekord me 12 miliardë denarë.

“Këto para do të investohen në çerdhe,rrugë dhe shëndetësi të mirëfilltë. Shumë lehtë mund të konkluohet se këto para kanë përfunduar në xhepat priva gjatë viteve të kaluara. Për shumë pak kohë do të vijë koha që të ketë përgjigje për këtë çështje”, u shpreh ai./Telegrafi/

Mickoski: Po e stabilizojmë shtetin për ta zhvilluar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version