Vizita në Uashington kishte një agjendë intensive dhe do ta vlerësoja si jashtëzakonisht të suksesshme, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit gjatë vizitës në Komunën e Ohrit.
Kryeministri Mickoski theksoi se në Uashington bashkëbiseduesit patën mundësi të shohin politikanë të ndryshëm që vijnë nga këtu, jo politikanë që thonë “po” për çdo gjë dhe mashtrohen, por politikanë që kanë plan të qartë.
“Kemi prezantuar planin tonë, kemi thënë se cilat janë prioritetet tona si qytetarë ashtu edhe si shtet dhe mendoj se kanë marrë informacion nga pala tjetër që nuk i kishin dëgjuar më parë. Ne nuk do të jemi politikanë që thonë “po” për çdo gjë dhe, përkundrazi do t’i mbrojmë me dinjitet interesat tona. Për diçka do të pajtohemi, për diçka nuk do të pajtohemi”, tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se qeveria aktuale nuk ka ndërmend të grabisë qytetarët dhe shtetin siç kanë bërë më parë politikanët të cilët bërtisnin “po” për gjithçka me shpinë të lakuar, valëvitnin flamurin e NATO-s dhe BE-së në njërën dorë dhe nga ana tjetër grabitnin popullin dhe shtetin.
Mickoski për vizitën në Uashington: Do ta vlerësoja si jashtëzakonisht të suksesshme appeared first on Telegrafi.