“Duhen dy persona për të vallëzuar tango”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe vendimin e qeverisë bullgare për ndërprerjen e lidhjes hekurudhore me Maqedoninë e Veriut.
Mickoski theksoi se duhet të pritet, sepse ende nuk dihet nëse do të ketë marrëveshje apo jo.
“Detyra jonë është të punojmë. Tani a do të ketë një marrëveshje – duhen dy persona për tango. Duhet të shohim se si funksionojnë nga ana tjetër”, tha kryeministri.
Lidhur me korridorin 8 dhe sjelljen e palës bullgare, ai tha se OBRM-PDUKM ka kohë që e ka komunikuar në opinion dhe se tani edhe konstatimet e gazetarëve dhe mediave janë se paratë do të shpenzohen kot.
“Edhe konkluzionet tuaja janë në vijën e asaj se paratë do të shpenzohen kot, por kur e thamë ne këtë, “shiko çfarë po bëjnë këta të vmro-s”. Pra, çfarë të bëjmë tani?”, pyeti Mickoski.
Në pyetjen se çfarë do të ndodh me paratë e ndara për hekurudhën, ai tha se duhet të presim dhe të mos ketë nxitim.
“Ne e dimë saktësisht se çfarë po bëjmë, nuk do të bëjmë asnjë milimetër në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe të shtetit, të jeni të sigurt për këtë”, tha Mickoski.
Mickoski për marrëdhëniet me Bullgarinë: Të presim, për të vallëzuar “tango” duhen dy persona appeared first on Telegrafi.