Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për arrestimet e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Maqedoni.
Ai tha se kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit të tij, mund ta vizitojë lirisht Shkupin.
“Sa i përket personave me urdhërarrest, kushdo që nuk ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë dhe kushdo që nuk ka konflikt me ligjet dhe Kushtetutën, mund të vijë lirisht të shëtisin në Shkup, në Maqedoni, i ftojë të vijnë, ne jemi vend mikpritës”, theksoi Mickoski./Telegrafi/
Mickoski për ish luftëtarët e UÇK-së: Kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë është i mirëpritur appeared first on Telegrafi.