OBRM-PDUKM-ja nuk do ta përkrahë iniciativën për interpelancë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Siç shtoi ai, partia kishte një numër të madh të argumenteve për marrjen e një qëndrimi të tillë. Ai e quajti iniciativën marrëzi dhe papjekuri politike të partive opozitare.
“Kjo është papjekuri, do të thosha marrëzi e koalicionit LSDM, BDI dhe partisë ‘E Majta’ dhe se absolutisht nuk ka bazë për interpelancë të kryeparlamentarit Gashi dhe ne nuk do ta mbështesim një iniciativë të tillë dhe kemi një sërë argumentesh pse nuk duhet ta bëjmë atë”, tha Mickoski.
Ai foli edhe për vitin e ri shkollor, ndërsa tha se në Qeveri po bëhen analiza për kufizimin e çmimeve të produkteve të caktuara që nevojiten për fillimin e vitit shkollor.
“Mendoj se gjatë ditës së sotme ajo analizë do të jetë gati dhe tashmë në seancën e nesërme të rregullt të Qeverisë do të dalim me një plan për kufizimin e çmimeve të produkteve që janë të nevojshme për një fillim të suksesshëm dhe më të relaksuar të vitit shkollor, d.m.th. kufizimi i çmimeve të produkteve që janë më të nevojshmet për të pasur një fillim të suksesshëm të vitit shkollor”, tha Mickoski.
Mickoski për interpelancën ndaj Gashit: Papjekuri politike e LSDM-së dhe BDI-së appeared first on Telegrafi.