Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski sot pritet të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më 20 janar do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, në Uashington. Më 20 janar, sipas njoftimit të qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Trmp Media dhe Rumple.
Është paralajmëruar se gjatë qëndrimit në Uashington, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me Hauard Lutnik, bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të Presidentit Donald Tramp dhe ministër i Tregtisë, Devin Nunes, kryesues me organin këshillues të inteligjencës së Trampit dhe drejtor ekzekutiv i korporatës mediatke Tramp dhe me drejtorin ekzekutiv të Rumble, Kris Pavlovski. Nga Qeveria theksojnë se janë të mundshme edhe takime të tjera.
Vizitën e tij në SHBA dhe pjesëmarrjen në inaugurimin e Trampit, kryeministri Mickoski, fillimisht e paralajmëroi në intervistën e Vitit të ri për MIA-n. Në atë kohë ai tha se më 18 janar, do të niset për vizitë në Shtetet e Bashkuara Amerikane dy ditë para inaugurimit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Tramp.
“Përveç Brukselit, Uashingtoni është një vend jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne si vend dhe për ne si qeveri. Do të kem vërtet takime cilësore nga ajo që është rënë dakord deri më tani me drejtuesit e administratës në Uashington dhe pres të tërheq vëmendjen dhe ata do ta shohin Ballkanin me një sy tjetër. Së pari duhet të tërheqim vëmendjen rajonalisht, domethënë optika e Uashingtonit na shikon si një rajon, jo si një individ në atë rajon. Po, një individ i rëndësishëm, një udhëkryq natyror, zemra e Ballkanit, por gjithsesi nëse e shikojmë Ballkanin në tërësi, si rajon, atëherë përmes optikës së Uashingtonit mund t’i shohim gjërat më mirë dhe unë dua t’i paraqes të gjitha këto atje, cilat janë avantazhet që ne si një vend i vogël, një vend i bukur në zemër të Ballkanit i ofrojmë, por edhe cilat janë sfidat për rajonin”, tha Mickoski në intervistën.
Në një koment në pyetjen e gazetarëve pasi presidenti amerikan Donald Tramp e emëroi Hauard Lutnik si Sekretar të Tregtisë në Qeverinë amerikane, kryeministri deklaroi se pret momente pozitive nga bashkëpunimi ndërshtetëror mes vendit dhe SHBA-së dhe se Lutnik do t’i shtojë vlerë ekonomisë amerikane, globale, ndërsa me këtë edhe ekonomisë së Maqedonisë.
“Po, ju kujtohet kur Hauard Lutnik ishte këtu në Shkup në Qeveri. Diskutuam shumë tema dhe kemi një miqësi personale. Pres sigurisht vetëm momente pozitive nga bashkëpunimi ynë i ardhshëm ndërshtetëror si partnerë strategjikë. Jam i bindur se do të sjellë vlerë të shtuar jo vetëm për ekonominë amerikane, por edhe për atë botërore, dhe kjo do të jetë pozitive edhe për ekonominë e RMV-së. Natyrisht, e përgëzova dhe pres vetëm vlerë të shtuar. A ju kujtohet kur ishin mysafirë këtu në Qeveri, kishte nga ata që nuk e komentuan shumë pozitivisht? Është mirë që si qeveri kemi miq në ekonominë më të fuqishme në botë, ekonominë amerikane, kemi njeriun e parë që udhëheq ekonominë më të fuqishme në botë me më shumë se 28, 29 trilionë prodhim të brendshëm bruto dhe siç thash, jam i bindur se kjo mund të sjellë “vetëm lajme pozitive për sipërmarrësit e vendit tonë, por edhe për qytetarët tonë gjithashtu”, tha atëherë kryeministri.
Kryeministri shtoi se edhe tani ka një numër të madh të kompanive amerikane që tashmë janë të pranishme me investimet e tyre këtu, që punësojnë qytetarë të Maqedonisë dhe prodhojnë produkte të Maqedonisë që përdoren në tregun amerikan.
Mickoski niset për në SHBA, pjesëmarrës në inaugurimin e presidentit Trump appeared first on Telegrafi.