Kryeministri Hristijan Mickoski, në lidhje me ngrirjen e programeve të USAID-it nga administrata e re amerikane e Donald Trump, tha se kjo duhet të “na ndërgjegjësojë, të na kthjellojë dhe të kuptojmë se në të ardhmen do të duhet të kujdesemi për veten, veten. Të ndërtojmë një shoqëri që do të jetë shoqëria jonë e përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski tha se “do të duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është shtëpia jonë e përbashkët dhe se të gjithë jemi nën të njëjtën ombrellë”.
“Çdo mbështetje në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve demokratike të një vendi është e mirëseardhur. Por kjo duhet të na ndërgjegjësojë dhe të na kthjellojë dhe të kuptojmë se në të ardhmen do të duhet të kujdesemi për veten tonë.
Duhet të përveshim mëngët dhe të ndërtojmë një vend më të bukur. Nëse lëmë dikë tjetër të na mbrojë dhe dikush tjetër të na ushqejë, atëherë gjërat do të na shkojnë keq. “Prandaj le të bashkohemi në dallimet tona, çfarëdo qofshin ato, qofshin ato partiake, fetare, etnike, jemi të gjithë bashkë nën këtë ombrellë dhe sa më shumë të jemi bashkë aq më i fortë do të jetë atdheu ynë”, shtoi kryeministri”, tha Mickoski në një konferencë për media në Qeveri./Telegrafi/
Mickoski: Ngrirja e ndihmës amerikane duhet të na zgjojë dhe të na kthjellojë appeared first on Telegrafi.