Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka folur në lidhje me çështjen e Naqe Georgievit dhe Ixhet Memetit, të cilët kanë pranuar fajin për veprën “marrje e ryshfetit për ndikim të kundërligjshëm”. Mickoski tha se mund të imagjinohet se si është situata në gjyqësor, nëse janë të korruptuar gjykatësit suprem.

“Prandaj besimi në gjyqësor është dy për qind. Përderisa nuk shpërndahen këta njerëz, ne nuk do të kemi shtet juridik”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes se a është i kënaqur me dënimet e dhëna për Ixhet Memetin dhe Naqe Georgievin pas marrëveshjes me Prokurorinë.

Mickoski theksoi se është i kënaqur që Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë një aksion në qeverinë teknike, i cili ka treguar se ka gjyqtarë të korruptuar në organin më të lartë – Gjykatën Supreme.

“Së pari dua të shpreh kënaqësinë që në qeverinë teknike Ministria e Punëve të Brendshme bëri një veprim perfekt kur tregoi për herë të parë në veprim se kemi gjyqtarë të korruptuar në organin më të lartë, pra në Gjykatën e Lartë dhe nëse keni gjyqtarë të korruptuar që janë në organin më të lartë, dhe kjo është Gjykata e Lartë, atëherë mund ta imagjinoni se çfarë po ndodh atje poshtë. Më tej, hetimi ka vërtetuar se nuk ka qenë vetëm gjyqtari suprem, por edhe personi për të cilin ka marrëveshje edhe me Prokurorinë, e ai është Ixhet Memeti si kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë”.

“Lidhja mes sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vendin tonë është e qartë. Prandaj besimi është dy për qind, sepse disa fletore nga e kaluara janë zëvendësuar me fletore të tjera, vetëm këto janë nga Strumica, nga Bihaçka dhe nga Reçica. Përderisa kemi fletore dhe përderisa këta persona nuk shpërbëhen, nuk do të kemi shtet juridik”, tha Mickoski.

Mickoski: Nëse kemi gjykatës suprem të korruptuar, mund të imagjinohet si është situata më poshtë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version