Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se në margjinat e veprimtarisë së Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ka pasur takim me presidentin francez Emmanuel Macron.

Mickoski thotë se kanë diskutuar hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot në Budapest, në prani të komunitetit politik evropian, patëm një ditë pune cilësore, e mbushur me shumë takime pune me shtetarë evropianë. Më shoqëronin Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani. Unë jam optimist për të ardhmen tonë, ne luftojmë për argumentet tona dhe të vërtetën që është e pashmangshme. Do të bëjmë maksimumin për të ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare”, tha Mickoski.

Ai informoi se gjatë takimeve kanë prezantuar qëllimet e tyre, si e shohim të ardhmen ekonomike, dhe si planifikojnë ta zhvillojnë Maqedoninë.

“Me çdo takim luftojmë gjithnjë e më shumë për argumentet tona dhe për të vërtetën siç është, të vërtetën që e ndjejnë qytetarët tanë dhe që është e rëndësishme për Maqedoninë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për Maqedoninë në javët, muajt dhe vitet në vijim. Ne duhet të kemi sukses. Ne duhet të jemi aty ku meritojmë të jemi, dhe kjo është një histori e suksesshme evropiane dhe vendi ynë është brenda BE-së”, tha Mickoski./Telegrafi/

Mickoski në takim me Macronin: Diskutuam hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version