Kryeministri Hristijan Mickoski pas takimeve me zyrtarët evropianë në Bruksel tha se procesi i integrimit në BE duhet të bazohet në vlerësimin e arritjeve dhe jo në çështje dypalëshe.

Sipas tij 2 dekada pas nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit, vendi është viktimë e problemeve dypalëshe.

Kryeministri tha se më nuk do të pranohen ultimatume. Mickoski së bashku me homologët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mori pjesë në drekën e punës me presidenten e KE-së Ursula von der Lajen, ndërsa u takua edhe me kreun e Këshillit të Evropës Charles Michel.

“Ne më nuk mund të pranojnë ultimatume dhe për ne parimi ata janë atje ju jeni jashtë, dhe nëse doni të jeni atje duhet këtë ta pranoni, na falni por në një gjë të tillë nuk mund ta pranojmë. Ndërsa nga ana tjetër na thonë se ka vullnet që të jemi si shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Përgjigja ime ndaj kësaj teze është se nëse ka vullnet ka dhe mënyrë.

Ne jemi këtu që të bëhemi konstruktiv, të mbetemi të fokusuar në përmbushjen e këtij qëllimi strategjik, mbetemi të fokusuar të propozojmë zgjidhje dhe nëse vërtetë ka vullnet, atëherë ka dhe mënyrë,” deklaroi Mickoski.

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version