“Kriminelët nuk do të përfitojnë nga projekti për Korridorin 8, gjegjësisht ndërtimin e degës deri në kufirin me Bullgarinë, dhe Qeveria do të gjejë zgjidhje teknike me ndihmën e Brukselit”. Këtë e theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, në lidhje me ndërtimin e Korridorit 8.

Mickoski tha se janë në komunikim me përgjegjësit në Bruksel dhe se janë gati për dialog teknik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi pranuar ofertën për të marrë pjesë në procesin e Brukselit në të cilin së bashku do të gjejmë një zgjidhje teknike. Dhe është mirë që ia dolëm të mos shpenzojmë së paku 500 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të RMV-së dhe 250 milionë euro nga paratë e taksapaguesve evropianë në një procedurë të mbushur me të meta teknike dhe dyshime të bazuara për korrupsion dhe krim”, tha Mickoski.

Mickoski kërkoi durim për çështjen e raportimit të ryshfetit të ofruar për realizimin e projektit.

“E rëndësishme është që këta kriminelë të mos përfitojnë nga ky projekt, sepse Ministria e Transportit i ka tërhequr anëtarët nga komisioni i tenderit. Komisioni i tenderit tani nuk ka legjitimitet të vendosë dhe pres që kjo procedurë tenderimi të anulohet për seksionin 3 të Korridorit 8, përkatësisht hekurudhën në mes të Kumanovës dhe pikës kufitare bullgare”, tha Mickoski.

Sipas tij, është mirë që qytetarët nuk do të shpenzojnë gjysmë miliardë euro për të ndërtuar, siç tha, gjysmë tuneli në një rrugë qorre dhe që 30 familjeve nga Kriva Pallanka të mos u prishen shtëpitë, por do të gjejnë një mënyrë për ta bërë atë teknikisht të mundur./Telegrafi/

Mickoski: Me ndihmën e Brukselit do të gjejmë zgjidhje teknike për Korridorin 8 appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version