Kryeministri Hristijan Mickoski nuk do ta shkarkojë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloskin. Kjo ishte kërkesa e politikanëve bullgar si shenjë e kërkim faljes pas deklaratave të Nikolloskit, i cili ashpër i kritikoi politikanët në Sofje, posaçërisht presidentin Rumen Radev.

“Më vjen keq që në mungesë të vizionit serioz, projekteve, strategjisë dhe politikës, dëshirojnë që tema kryesore në Bullgari të jetë Maqedonia dhe çështja maqedonase, por kjo është zgjedhja e tyre, jo e jona. U dëshiroj fushatë të suksesshme dhe më në fund për herë të shtatë të zgjedhin Qeveri politike të qëndrueshme me të cilën ne si Qeveri maqedonase do të mund të ndërtojmë me të vërtetë marrëdhënie të mira fqinjësore”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Dorëheqje nga Nikollovski kërkoi ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, sipas së cilit, nëse kjo nuk ndodh, Sofja duhet të ndalojë së biseduari me Shkupin. Nga partia e Borisovit, GERB, në mënyrë shtesë theksuan se do të kërkojnë edhe shkyçjen e OBRM-PDUKM-së nga Partia popullore europiane.

“Ah, po mirë tani…nuk është prill. Kjo do të ishte një shaka e mirë për 1 Prillin”, shtoi Mickoski.

Qëndrimet e Nikollovskit i komentoi edhe kryeministri teknik bullgar Dimitar Gllavçev.

“Konkretisht për RMV-në nuk vlerësoj se gjuha e urrejtjes që kohët e fundit po e përdorin do u ndihmojë që të bëhen vend anëtarë i BE-së. Nuk bëhet fjalë për asnjëfarë negociatash të reja, mendoj se kemi bërë mjaft kompromise me identitetin nacional dhe thjesht ata duhet të respektojnë kërkesat e BE-së për t’u bërë vend anëtar”, potencoi Dimitar Gllavçev – kryeministër i Bullgarisë.

Paraprakisht zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski, politikanët bullgar që kërkuan që ai të shkarkohet, i vlerësoi si të padenjë dhe të korruptuar, ndërsa për presidentin Rumen Radev, tha se është i paqytetëruar dhe i pa edukatë për shkak të mungesës së flamurit shtetëror në takimin me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova./Tv21/

 

Mickoski mbron Nikolloskin, Gllavçev: Gjuhën që përdorin nuk do t’u ndihmojë për anëtarësim në BE appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version