Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se në Kuvend ka propozuar Ligj me të cilin siç thotë, do të ndërpritet rritja dramatike e çmimit të energjisë elektrike.
Siç deklaroi Mickoski para mediave, me këtë propozim-ligj do të marrë fund periudha e rritjes dramatike të energjisë elektrike.
“Çfarë paraqet ky propozim-ligj për plotësim të Ligjit për energjetikë? Ai paraqet propozim – ligj me të cilin nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, gjegjësisht, standardi i qytetarëve do të jetë i mbrojtur kurse me këtë propozim – ligj nuk do të lejohet ajo çfarë qarkulloi ditëve që lamë pas – të rritet në mënyrë dramatike çmimi i energjisë elektrike”.
“Vlerësojmë se me këtë propozim – ligj për plotësim të Ligjit për energjetikë me procedurë të shkurtër, veçanërisht amvisëritë që janë në grupin e parë dhe të dytë, nuk do të fitojnë fatura të larta të energjisë elektrike. Gjithashtu presim që edhe te ata, nga grupi i tretë dhe të katërt, rritja energjisë elektrike të mos rritet dukshëm, gjegjësisht ajo të sillet nga 1-2%”, tha Mickoski.
Mickoski: Kemi dorëzuar ligj në Kuvend me të cilin do të ndalohet rritja e çmimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.